E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier gjendet ne lume nje foshnje

Një foshnje e seksit mashkull i sapolindur është gjetur u gjet nga dy femijë në ujërat e lumit Gjanicë në Fier. Ata ishin duke luajtur buzë lumit kur gjetën vogëlushin e vogël 2-3 ditësh të mbështjellë në qese buzë lumit. Sipas policisë dyshohet se bebja mund të jetë hedhur i vdekur në lumë. Të njëjtat burime thone se kemi të bëjmë me një rast ku prindërit nuk e kanë dashur foshnjën të jetoje dhe e kanë hedhur atë për të zhdukur gjurmët, por rrjedha e tij ka bërë që trupi i vogël të ngecte anës lumit. Policia e ka dërguar foshnjen e vdekur në morgun e qytetit, ndërkohë ka nisur hetimet për gjetjen e personave që kanë kryer krimin makabër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›