E Diel, 1 Nëntor 2026

AKEP Jo e nevojshme futja e nje operatori te ri celular

Në Shqipëri janë të regjistruar plot 5.2 milionë numra të telefonisë celularë. Agjencia e Komunikimeve Elektronike e Postare njofton se në kushte të tilla nuk konsiderohet nevoja e futjes së një operatori të ri në treg, pasi është arritur konkurenca e duhur. Sipas kryetarit të AKEP, Pirro Xhixho, çmimet në përdorimin e celularëve janë ulur ndjeshëm dhe sot mesatarja e shpenzimeve për këtë shërbim është 2 herë me e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Një qytetar shqiptar shpenzon për celularin mesatarisht në vit 70 euro.
Numri i pajtimtarëve në telefoninë celulare është rritur me 15 për qind gjatë vitit 2011 dhe sipas të dhënave të AKEP një qytetar flet mesatarisht në një muaj 177 minuta. Këto të dhëna u bënë publike gjatë prezantimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, të raportit të Agjencisë së Komunikimit Elelektronik e Postare për vitin 2011.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›