E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës zhvillohen analizën vjetore

Drejtoria e policisë së Tiranes ka bërë sot analizën vjetore të saj gjatë vitit 2011. Në fjalën e tij kreu i policisë së Tiranës Sajmir Muça ka bërë bilancin për vitin 2011 duke dhënë shifra për sektorët e veçantë që funksionojnë në drejtorinë e policisë së kryeqytetit.
 

Sipas tij gjatë këtij viti janë zbuluar 83 përqind e veprave penale ndërsa janë shpallur në kërkim 345 persona. Gjithashtu sipas Muçës sektori kundër narkotikëve ka pasur një vit të suksesshëm pasi është rritur edhe sekuestrimi i drogave ndërsa ka shtuar se gjatë këtij viti janë evidentuar 380 vepra penale për trafik narkotikësh.
 

Gjatë këtij viti sipas drejtorit të policisë së kryeqytetit është rritur zbulueshmëria e krimit si dhe janë evidentuar edhe është bërë kapja e autorëve të krimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›