Policia e Tiranës,Totozanit: Mos furnizo me bukë grevistët

Policia e Tiranës ka reaguar sot pas deklaratave të një dite më parë të Avokatit të Popullit, lidhur me ndalimin e ilaceve nga policia. Përmes një deklarate për mediat policia e Tiranës deklaroi nuk janë ndërprerë as ilacet, as mjekimet ndaj grevistëve.
“Pas tentativave për dëmtim nga dy pjesmarrësit në grevë, përmes aktit të djegies dhe vetëdjegies policia e Tiranës rriti masat e sigurisë për sigurimin e jetës së tyre, për të parandaluar aktet e rënda. Nuk janë ndërpreë as ilacet, as mjekimet ndaj grevistëve” thuhet në deklaratë.
Policia e Tiranës i bëri apel Avokatit të Popullit si institucion i pavarur të respektojë integritetin dhe të mos bjerë pre e një greve të paligjshme dhe politike.
Po kështu institucioni i policisë së kryeqytetit, i bëri thirrje Totozanit të heqë dorë nga roli i furnitorit me ushqime për një grevë, të deklaruar si urie, ndërsa theksoi se do të vazhdojnë masat për mbarëvajtjen e kësaj greve.