Shpenzimet ne BE 2 milione euro per lapsa dhe goma

Buxheti 7 vjeçar i BE-së i cili sapo është miratuar pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm gjithnjë pas miratimit nga ana e Parlamentit Europian. Por ajo që ka qenë fjala kyçe në samitin maratonë ishte “kursimi”.
Ndërsa 305 mijë euro të ndara nga vetë parlamenti për të inkurajuar marrëdhëniet sociale ndërmjet anëtarëve të personelit. Ose rreth 30 milionë euro që mbulojnë organizimin e grupeve të vizitorëve. Por asnjeri nuk ka llogaritur shpenzime si për shembull për uniformat e shoferëve të anëtarëve të parlamentit, që kushtojnë plot 662 mijë euro. Kancelaria dhe materialet e konsumit kërkojnë 2 milion e 440 mijë euro. Pullat postare 357 mijë euro. Ndërkohë që parkingjet personale kushtojnë 6 milion e 70 mijë euro ndërsa 4 milion euro shpenzohen për mensat dhe restorantet. Të gjitha këto janë shifra vjetore. Por njëherë në muaj Parlamenti Europian transferohet në Strasburg, me një kosto prej 200 milion eurosh në vit. Dhe këto janë të gjitha të ardhura që vijnë nga taksa paguesit.