Policia e shtetit, Burgaj emëron 17 drejtorë

Ardhja në detyre e drejtorit të ri të policisë së shtetit Hysni Burgaj ka sjellë dhe lëvizjet dhe emërimet e para në nivelet e larta të policisë së shtetit. Kështu kryepolici Burgaj ka kryer 17 lëvizje dhe emërime të reja. Vlen për t'u përmendur rikthimi në një post të lartë i Muhamet Rrumbullakut dhe Edmond Rizait dy specialistë të njohur me një kontributë të lartë në zbulimin e krimit. Kështu Hamdi Fjora është mëruar Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Rasim Borishi, emërohet Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, emërohet Drejtor në Drejtorinë e Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ali Elezi, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, Muharrem Furriku, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, Mërgim Hoxha, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Shemsi Premçi, emërohet Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aleks Hajdari, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, Saimir Muça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, Altin Qato, emërohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, Bernard Çaushi, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, Emri Vata, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Edmond Rizai emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Arjan Muça, emërohet Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Arben Hyseni deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër është në pritje të emërimit.