Jashtë kontrollit furnizini me energji i veriut të Kosovës
MITROVICE- Veriu i Kosovës vazhdon të furnizohet me energji elektrike nga Elektro-ekonomia e Serbisë (EPS). Prej muajit dhjetor serbët e Kosovës do t’ia paguajnë faturat EPS-it, e jo KEK-ut e cila nuk ka mbledhur borxhin në këtë pjesë për një periudhë 10 vjecare.
Koorporata Elektroenergjetike Kosovare, furnizon me energji zonat që kanë detyrime pa shlyer, vetëm 6 orë në ditë ndërsa 18 orë të tjera të ditës energjia sigurohet nga Eelektro-ekonomia e Serbisë.
Punëtorët e kompanisë serbe tashmë kanë nisur edhe leximin e sahatëve të konsumatorëve në veri.
Një furnizim i tillë me energji elektrike nga një kompani jo e licencuar paraqet shkelje ligjore. KEK-u nuk pranon se veriu po furnizohet me rrymë nga kompania Serbe.
“Nuk mund ta konfirmojmë se ka më tepër se 6 orë në ditë”, thotë zëdhenësi i KEK.
Ministria e Energjetikës e Kosovës vazhdon ta quajë këtë çështje një problem teknik ndërsa thotë se problemi duhet të zgjidhet nga Koorporata.
Qeveria e ka parasysh situatën e krijuar në veri dhe ndërhyrjet e Serbisë përmes kompanisë elektro-energjetike. Edhe për këtë situatë, qeveria fajëson mungesën e sundimit të ligjit në veri, ku pushteti qendror kosovar asnjëherë në 10 vjetët e fundit nuk ka shtrirë kontrollin.
(e.n/REL/BalkanWeb)