Berisha premton: Ujë 24 orë në këto 4 vjet qeverisje
TIRANE- Kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e Konferencës së nëntë Kombëtare të Ujit dhe Kanalizimeve. Në këtë aktivitet ishi të pranishëm ministrat e kabinetit qeveritar, drejtuestë shoqatës kombëtare të ujësjellës-kanalizimeve të Shqipërisë, përfaqësues të këtij sektori nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia si dhe përfaqësues të donatorëve në këtë fushë.
Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit foli për një stad të ri menaxhimi mbi ujin për katër vitet e ardhshme, duke siguruar edhe njëherë qytetarët në këtë mandat qeverisës, ujë 24 orë në ditë.
“Janë vitet më ambicioze për garantimin e qytetarëve shqiptarë furnizim 24 orë me ujë dhe kushtin më themelor që askush të mos ketë vështirësi në përballimin e faturës” tha kryeministri.
Berisha ka radhitur një sërë problemesh të trashëguara që kanë ndjekur sektorin e ujësjellës kanalizimeve, ku për vitin 2005 raportet e qytetarëve me uji ishin tregues të trishtueshëm.
Konferenca e nëntë Kombëtare e Ujit dhe Kanalizimeve do të zhvillojë punimet në datën 8 nëntor. Pasi ka prerë shirtin e hapjes së këtij kongresi, Berisha vizitoi dhe panairin me skeda informuese lidhur me impaktin që ka patur vitin e kaluar sektori i ujit dhe kanalizimeve. Kryeministri shpërndau certifikata për 12 fëmijë, piktuarat e të cilëve do të jenë pjesë e kalendarit vjetor lidhur me edukimin e tyre për ujin.
(e.n/news24/BalkanWeb)