Policia e shtetit, Burgaj lëshon 18 urdhra ndryshimesh
TIRANE- 18 urdhëra ndryshimesh mes krerëve të policive në qendër e qarqe me emërimin në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Hysni Burgaj.
Ndryshimet promovojnë Drejtorin e Forcave, Lëvizëse dhe Operacionale, Hamdi Fjora, dhe Edmond Rizain, Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm, Hysni Burgajt.
Fjora emërohet në postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për sigurinë Publike. Post të cilin e dorëzon Rasim Borishi, i cili merr një pozicion paralel si zv/drejtor për shërbimet mbështetëse. Kurse, Rizai emërohet drejtor i antikrimit të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Në fakt ka qenë një rrokatë mes Rizait me Drejtorin Arjan Muça, i cili shkon këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm. Ndërsa janë bërë një serë ndryshimesh në emërimet e titullarëve duket se ata që kanë dalë me humbje janë Drejtori i Vlorës dhe ai i Gjirokastrës, që pas shkarkimit janë lënë në dispoziocion dhe në pritje të një detyre tjetër.
Arbeni Hyseni, Drejtori i Policisë Gjirokaster gjatë ushtrimit të detyrës së tij në këtë post, bllokoi furnizimet me ujë plantacioneve të kultivimit të hashashit në Lazarat.
(e.n/news24/BalkanWeb)