Policia flet mbi kapjen e mikut të Zan Çaushit, bllokoi rrugët në protestat e PS (FOTO)

Tiranë, 18 Qershor 2010 NOA Drejtoria e Policisë së Tiranës foli sot në mbrëmje zyrtarisht lidhur me arrestimin e Skerdian Bajramit, i cili në protestat e muajit maj ishte shfaqur në bllokimin e rrugëve që organizoi Partia Socialiste.
Skerdian Bajrami, është dënuar me pesë vjet heqje lirie, në procesin gjyqësor ndaj Bandës së Myrteza Çaushit i njohur si Zani i Vlorës.
Sipas Ministrisë së Brendshme, Bajrami, ishte akuzuar për një sërë krimesh të rënda.
Arrestimi i Bajramit u krye nga forcat e operacioneve speciale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe policia e Komisariatit nr 5 në kryeqytet.
Mësohet se Bajrami ka qenë një prej personave më aktivë në bllokimin e rrugëve nacionale përgjatë protestave të majit të këtij viti, që organizoi opozita në përpjekje për të hapur kutitë e votimit të zgjedhjeve të vitit që shkoi.
Zyrtarisht, zëdhënësja Alma Katragjini tha se nga shërbimet e Komisariatit Policisë Nr.5 Tiranë në bashkëpunim me Forcat e Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u arrestua i kërkuari Skerdian Çuman Bajrami, 33 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kamëz, Tiranë.
Ndaj Bajramit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 02.02.2009 e ka dënuar me 5 vjet burgim, në procesin gjyqësor ndaj bandës së (Myrteza Caushit) i njohur ndryshme si Zani, - tha Katragjini dhe shtoi se i shumëkërkuari Skerdian Bajrami, anëtar i kësaj bande, ka qenë i akuzuar për një sërë krimesh të rënda të kryera nga kjo bandë e armatosur.
Ndërkohë, përveç ekzekutimit të vendimit të mësipërm, në ngarkim të shtetasit Skerdian Bajrami, do të dërgohen materialet shtesë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë si një nga personat që ka kryer veprime aktive në bllokimin e rrugës në vendin e quajtur Ura e Farkës në Tiranë dhe në kundërshtim të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për hapjen e rrugës së datës 11 Maj 2010, - sqaroi policia e Tiranës.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")