Policia franceze arrestoi 8 hajna serbë

Ka ndodhur të arrestohet një person, apo edhe dy nga një familje për vjedhje apo kriminalitet, ku pastaj pjesëtarët e tjerë të familjes kanë kërkuar falje apo janë distancuar nga krimet e familjarëve të tyre.
Por, aksioni i fundit i policisë franceze, duke arrestuar një familje serbe komplet prek tetë persona për vjedhje, prandaj nuk ka kush as të kërkojë falje e as të distancohet, sepse e tërë familje ndodhet në burg ?! Nuk ka ndodhur ndonjëherë një gjë tillë në aktivitet kriminale as në operacionet policore, kanë shkruar mediat franceze.
Të arrestuarit menjëherë kanë pohuar se i përkisnin të njëjtës familje serbe, të specializuar për vjedhje të kryera në Francë, Zvicër, Spanjë dhe Belgjikë. Familja serbe kishte qenë e përfshirë në një sërë aktivitetesh kriminale, duke kryer më shumë se 100 vjedhje në Paris, në vitet 2009-2010.
Gjatë aksionit policor janë gjetur dhe ka konfiskuar bizhuteri, orë, artikuj lëkure dhe luksoze, rroba firme dhe 23.000 euro e 78.000 franga zvicerane.