E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita siriane zhvilloi takim në Katar

Grupet e opozitës siriane realizuan një takim kyç gjatë së dielës në kryeqytetin e Katarit, Doha, me qëllim formimin e një fronti të bashkuar të rezistencës.

Takimi mund të sjellë zëvendësimin e Këshillit Kombëtar Sirian, një organ i rezistencës i vendosur në mërgim.

KKS është kritikuar më parë për faktin se ka përjashtuar nga revolucioni grupe të tëra kryengritëse, ndërsa opozita në vend mbetet veçanërisht e përçarë.

Takimi i Dohës vjen ndërsa luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në veri të vendit, me kryengritësit që po përpiqen të pushtojnë bazën e Taftanazit, e cila përdoret gjerësisht nga aviacioni sirian për të goditur objektiva të ndryshëm.

Aktualisht, kryengritësit janë duke sulmuar bazën në pesë drejtime të ndryshme, por ushtria e rregullt po bën një rezistencë të fortë.

Baza ajrore konsiderohet si vendimtare për fatet e luftës. Sipas reporterëve të medieve ndërkombëtare në Siri, duket se ushtarët e Assadit kanë fituar një vendosmëri më të madhe për të luftuar, pas transmetimit të një video në të cilën shfaqej se si ekzekutoheshin ushtarë të dorëzuar nga ana e kryengritësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›