Aksidenti, plagoset rende 24-vjecari
ELBASAN - Nje 24-vjecar nga Elbasani ka mbetur i plagosur rende, teksa duke ecur me motor, nje makine e ka perplasur dhe e ka lene aty pa i dhene ndihmen e pare. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur ish Divizioni, ne dalje te qytetit te Elbasanit, kur i riu A. Gj., qe po udhetonte me motor eshte marre perpara nga nje automjet ende i paidentifikuar. I riu, ka rene pertoke i gjakosur dhe eshte ndihmuar per fat nga kalimtaret, qe e kane pare te plagosur. Sipas policise, 24-vjecari eshte lindur e banues ne lagjen "5 Maji" te Elbasanit, nderkohe qe nuk dihet asgje rreth autorit te ngjarjes. "I riu eshte sjelle ne gjendje kritike ne spitalin kirurgjikal te qytetit, ku iu nenshtrua nderhyrjes"- thane burimet spitalore. Policia njofton se eshte duke hetuar per gjetjen e shkaktarit te aksidentit, mbi te cilin rendon akuza e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor dhe largimit nga vendi i ngjarjes.
F. S
F. S