Klandestinet nga Greqia per ne Mal te Zi, por kapen ne Shqiperi
DEVOLL - Policia Kufitare e Kapshtices ka mundur te ndaloje mesditen e djeshme, 10 klandestine afgane, te cilet ishin fshehur ne nje kamion, qe vinte nga Turqia. Policia Kufitare ka bere te ditur se mesditen e djeshme, eshte bere e mundur ndalimi i 10 klandestineve, qe udhetonin te fshehur ne nje kamion qe transportonte profile hekuri. Zbulimi i tyre eshte bere gjate nje kontrolli rutine te Policise Kufitare te Kapshtices dhe Antikontrabandes, te cilet kane gjetur klandestinet te fshehur ne fund te kamionit. Drejtori i kufirit Eduart Caka thote, se gjate marrjes ne pyetje te klandestineve, kane pohuar se kishin hipur ne kamionin turk ne portin e Selanikut, dhe do te udhetonin me kete kamion per ne Mal te Zi. Me pas, destinacioni i tyre do te ishte Italia. Klandestinet ishin te moshes nga 18 deri 25 vjec dhe kishin kombesi afgane. Gjithashtu,nga ana e policise eshte bere ndalimi i shoferit te kamionit Ahmet Nunir, i cili ka mohuar te kete dijeni per klandestinet qe u gjeten ne kamionin e tij. Ai i ka thene policise se nuk kishte dijeni per klandestinet e gjetur ne kamionin e tij dhe se ata, kane hyre fshehur ne te. Nga ana e Policise Kufitare, eshte bere riatdhesimi i klandestineve afgane per ne Greqi, prej nga ata hyne ilegalisht. Jane te shumta rastet, kur ne doganen e Kapshtices jane ndaluar dhjetera klandestine afgane, te cilet e perdorin vendin tone si transit, drejt vendeve te Perendimit.
D. Zisi
D. Zisi