E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuar ne Itali, kafe ne Tirane

Artan Cena

TIRANE - I kerkuar prej disa vitesh, kapet ne Tirane duke pire kafe. Afrim Keci nga Shijaku eshte arrestuar pasi duhet te vuaje denimin prej 9.5 vjetesh e dhene nga gjykata italiane e Pizes. Ai ishte denuar per "trafik te lendeve narkotike". Forcat e Policise se Tiranes kane mundur te arrestojne paradite e djeshme 38-vjecarin nga Shijaku, i cili ishte shpallur ne kerkim, pasi ishte denuar ne Itali per trafikim te lendeve narkotike. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes, bene te ditur se 38-vjecari Afrim Keci, lindur dhe banues ne lagjen Popullore te Shijakut, ishte denuar ne mungese ne vitin 2005, nga Gjykata e Pizes (Itali) me 14 vjet heqje lirie.

Arrestimi

Tre muaj me pare Gjykata e Rrethit te Durresit kishte njohur vendimin e marre nga koleget italiane te Pizes, si dhe konvertoi denimin sipas legjislacionit shqiptar me 9 vjet e gjashte muaj, heqje lirie per "vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike". E qe nga ajo dite, prokuroria e qytetit bregdetar kishte leshuar flete-arrestin ndaj tij, por ai nuk ishte gjetur. Gjate dites se djeshme, sektori i Kerkimit dhe Operacioneve Speciale, kishte siguruar informacionet ne lidhje me vendndodhjen e 38-vjecarit nga Shijaku. Disa oficere civile kishin dite qe po e ruanin Kecin dhe diten e djeshme, kane vendosur qe te bejne arrestimin. Ai eshte kapur ne kryeqytet duke pire kafe, ne nje prej lokaleve te zones se ish-bllokut. Menjehere me pas, ai eshte derguar ne qelite e Drejtorise se Policise se Tiranes, pasi eshte ne pritje te nisjes per ne Itali, ose ne drejtim te nje burgu shqiptar.

Vendimi

Dy vjet me pare Afrim Keci, ishte denuar nga nje gjykate italiane, pasi e kishte akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Dhe pse ishte denuar, arrestimi i tij nuk ishte bere i mundur. Ne arkivat e policise shqiptare, rezulton se Keci ishte prangosur dhe me pare ne Shijak, se bashku me disa persona te tjere, por ishte liruar. Nderkohe qe dhe pse prej tre muajsh, ndaj tij kishte nje urdher-arresti, ai vazhdonte te pinte kafe i qete ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›