E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke: Shqiptari i marrë peng u torturua me ujë me kripë dhe iu prenë gishtat

Policia greke ka zbardhur ngjarjen e shkurtit të kaluar ku një 59-vjeçar shqiptar u mbajt peng për rreth dy muaj. Autorët e pengmarrjes, shtatë shqiptarë dhe një austriak, kërkonin nga gruaja e viktimës 130 mijë euro për lirimin e tij.

Pengmarrësit i prenë gishtat burrit të saj dhe ia dërgonin me pako në shtëpi, në mënyrë që gruaja të bindje për t’u dhënë shumën e kërkuar.

Sipas policisë, pengmarrja kishte ndodhur për shkak të një konflikti që kishte lindur nga prishja e një marrëveshjeje. Besohet se viktima ishte përfshiri në trafikimin e 200 kg hashash nga Greqia drejt Gjermanisë. Pengmarrësit kërkon kthimin e sasisë së drogës prej 200 kg hashash dhe një shumë prej 50 mijë euro.

Policia greke thotë se viktima është torturuar në mënyrë makabër pasi atij i është prerë mishi me thikë dhe sende të mprehta dhe në plagët e tij ishin hedhur kripë dhe ujë i nxehtë. Sipas mjekut ligjor, i rrëmbyeri kishte plagë të shumta dhe çarje në pjesë të ndryshme të trupit të tij dhe i ishin prerë dy gishtat e mëdhenj dhe gishti i vogël i dorës së majtë. Pengmarrja u bë më 31 janar 2013 dhe mori fund më 27 mars 2013./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›