Përpjekje më të mëdha në luftimin e korrupsionit

Takimi i rregullt i Bordi të përbashkët për koordinim të sundimit të ligjit (JRCB), i përbërë prej përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe EULEX-it, konstatoi se është arritur progres në luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Shefi i EULEX-it, Berndt Borchardt ka theksuar se me interes të veçantë është progresi në luftimin e korrupsionit. “Për këtë qëllim kam prezantuar një numër indikatorësh për matjen e progresit në këtë fushë”, tha Borchardt./Indeksonline/