E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtari Lee Rigby, viktimë e sulmit tmerrues

Autoritetet britanike e kanë identifikuar viktimën e sulmit tmerrues në Londër. Personi i vrarë është ushtari 25 vjeçar, Lee Rigby, për të cilin thuhet se ka shërbyer në Afganistan.

Rigby është prerë për vdekje nga dy vetë që i tundnin hanxharët e mishit dhe thikat dhe brohorisnin slogane islamike.

Vrasja ndodhi gjatë ditës së djeshme afër një kazerme ushtarake në Londër. Policia po e trajton vrasjen si sulm i mundshëm terrorist. Kryeministri i Britanisë, David Cameron, tha se përgjegjësinë për sulm e bartin vetëm “individët e sëmurë”, të cilët e kryen vrasjen, transmeton Rel.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se dy të dyshuarit ishin nën hetime, si pjesë e hetimeve të mëparshme nga shërbimet e sigurisë. Raportet në media thonë se njëri ose me gjasë të dy personat janë shtetas britanikë me prejardhje nga Nigeria.

Të dy ata janë qëlluar dhe arrestuar nga policia./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›