E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke shpëton 4 klandestinë shqiptarë

KORCE- Policia greke ka arritur të shpëtojë katër shtetas shqiptarë që ishin nisur klandestinë drejt Greqisë por mbetën të bllokuar në malet e Folloriës, nga dëbora. Alarmi për humbjen e kontakteve me ta u dha fillimisht për policinë tonë kufitare nga familjarët e klandestinëve.

Pas kësaj u vu në lëvizje edhe policia greke i cili i gjeti 4 shqiptarët të bllokuar nga dëbora. Policia greke ktheu të rinjtë në kufirin shqiptar, ndërkohë ata u dërguan më pas në spitalin e Korcës ku dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›