Topalli: Opozita të rrëzojë murin e bojkotit
TIRANË- Gjatë punimeve të seancës së sotme parlamentare Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i bëri sot thirrje deputetëve të opozitës të rrëzojnë murin e bojkotit dhe të kryejnë detyrën e shenjtë për të cilën janë votuar. Topalli e ka cilësuar rrëzimin e murit të bojkotit si rrëzimin e murit të Berlinit
"Iu bëj thirrje deputetëve të opozitës: rrëzoni murin e bojkotit se është një mur Berlini, rrëzoni murin e mashtrimit se është një mur Berlini, rrëzoni murin e interesave kriminale, ekonomike se është një mur Berlini. Më 28 qershor shqiptarët iu votuan për të kryer detyrën e shenjtë të opozitës, këtu në parlament", u shpreh kryeparlamentarja Topalli.
Kryetarja e Kuvendit në fjalën e saj përshendeti të gjithë qytetarët pjesëmarrës në manifestimin e 8 dhjetorit, i cili siç tha ajo nuk ishte vetëm një përvjetor, por edhe një thirrje e qindra, mijëra shqiptarëve dhe një përgjigje e madhe, pozitive që shpreh vendosmërinë unike për aspiratën europiane.
"Në shesh kishte të majtë dhe të djathtë, me parti e pa parti. Falenderoj të gjithë shqiptarët që si kurrë ndonjëherë në një mënyrë gati biblike festuan tek heroi i tyre kombëtar. Ne rrëzum Murin e Berlinit dhe ndryshuam vendin. Më 8 dhjetor 2009, në atë orë të magjishme Tirana dhe shqiptarët festuan lirinë e tyre”, theksoi Topalli.
Duke u ndalur tek manifestimi i 8 dhjetorit, Topalli përmendi vlerësimet e mediave më të rëndësishme ndërkombëtare, sipas të cilave ishte tubimi më i madh i shqiptarëve për ti thënë po BE-së.
“Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare e konsideruan si manifestimin më të madh të shqiptarëve për të rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për integrimin europian", tha kryeparlamentarja.
"Tani, vijoi ajo, historia është në anën tonë. Ne jemi anëtarë të NATO-s, ne e bëmë Shqipërinë si gjithë Europa. Ne do e bëjmë Shqipërinë pjesë të BE-së, ne do të heqim vizat. Askush nuk mund të kthejë dot mbrapsht historinë tonë të demokracisë. Askush! Aq më pak ai, që 8 dhjetorin e quan si fatkeqësi. Ata që kanë nostalgji për anën e gabuar të historisë janë shumë pak. Përballë kanë gjithë energjinë pozitive të miliona shqiptarëve", përfundoi fjalën e saj kryetarja e Kuvendit.
(m.a/BalkanWeb)