Policia greke vret një shqiptar e plagos një tjetër
08/09/2009 Grabisnin supermarketet në Athinë
GREQI- Policia greke ka vrarë një emigrant shqiptar si dhe ka plagosur një tjetër pasi dyshoheshin se ishin pjesë e një grupi që kryente vjedhjen e supermarketeve dhe bizneseve të ndryshme në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë e lajmeve helene, të cilat theksojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë. Burime të policisë së Athinës bëjnë të ditur se operacioni ka ardhur si rezultat i vjedhjeve të shumta që kanë ndodhur kohët e fundit në këtë vend. Gjithashtu mësohet se emigranti shqiptar mbeti i vdekur gjatë operacionit të policisë pasi nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për t’u dorëzuar. Ndërkohë që emigranti tjetër ka mbetur i plagosur dhe ka arritur t’i shpëtoje forcave të policisë greke, të cilët nuk bëjnë të ditur emrat e tyre. Aktualisht shqiptari i plagosur është shpallur në kërkim dhe një grup agjentësh janë vënë në dispozicion për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ndërkohë që trupi i pajetë i shqiptarit të vrarë është transportuar në morgun e spitalit të Athinës, ku pritet që merret nga familjarët. Policia helene tha se dy të rinjtë kishin hapur zjarr nga një patrulle policie, pasi kjo e fundit kishte pikasur vjedhjen e një supermarketi.