E godet lodra metalike, rëndë 70-vjeçari
08/09/2009 Ngjarja në pakun e lodrave te “Vollga”. Arrestohet pronari, për mossigurim teknik
DURRES- Një stol metalik në këndin e lojërave tek shëtitorja “Taulantia” në Durrës ka goditur në kokë 70-vjeçarin Bujar Drini, i cili kishte ardhur në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet. I moshuari ka qenë në anë të rrugës së shëtitores dhe në kohën që është përpjekur të futet në lulishten e “Vollgës” është goditur nga lodra metalike.
Aksidenti
Burri 70-vjeçar ka rënë pa ndjenja në tokë për të mos u përmendur edhe pas më shumë se 20 orë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 21.30 dhe qytetari ka qenë vetëm në kohën e aksidentit të rëndë. Kanë qenë pushues të tjerë që argëtoheshin në shëtitoren buzë deti të parët që kanë afruar ndihmë duke transportuar me mjete private 70-vjeçarin për në spital. Këndi i lojërave i vendosur përkohësisht tek shëtitorja e qytetit të Durrësit është në pronësi të shtetasit K. SH., i cili është arrestuar nën akuzën e mosmarrjes së masave për sigurinë në punë. Stoli metalik në këtë kënd lojërash rrethrrotulluese për fëmijë ka qenë në lëvizje dhe në kohën që pushuesi nga Tirana, Bujar Drini ka hedhur hapin nga trotuari në lulishte është goditur. 70-vjeçari ka rënë pa ndjenja dhe sipas policisë ka marrë plagë shumë të rëndë në kokë. Aktualisht ai gjendet në repartin e reanimacionit dhe mjekët e spitalit të Durrësit nuk kanë dhënë asnjë shenjë shprese. I aksidentuari është goditur në pjesën e pasme të kokës gjë që i ka sjellë paralizë të menjëhershme. Pas ekzaminimeve të bëra nga mjekët rezulton se krahas hematomave të shkaktuara nga forca goditëse e rrethrrotullimit metalik, 70-vjeçari ka pësuar mpiksje të gjakut. Asnjë nga këndet e lodrave për të vegjël nuk ka masa mbrojtëse pasi janë të parrethuara, ndërkohë që lodra që kanë lavjerrës dhe që fëmijët hipin deri në 5-6 lartësi nuk kanë nën to dyshekë e sustë për të shmangur incidentet. Një pjesë e këtyre këndeve të lojërave që kanë zënë më shumë se gjysmën e hapësirës së bashku me kioskat sezonale të tregtimit të qofteve dhe misrave nuk kanë leje për aktivitet. Incidenti i fundit tek “Vollga” që pasoi me kërcënimin e jetës së 70-vjeçarit nga Tirana është i pari në këtë sezon vere. Një vit më parë disa fëmijë kanë bërë fraktura të gjymtyrëve pasi kanë rënë nga stolat apo u janë këputur vargonjtë që mbajnë lodrat. E njëjtë ka qenë situata edhe në Plazh, pasi kënde të tilla janë ngritur mbi kokat e pushuesve dhe në anë të shëtitores bregdetare, në brezin e rërës.