Policia greke zbulon armatim

Policia greke ka arritur t’i jep një goditje të fuqishme qelizave terroriste, të cilat veprojnë në Greqi. Gjatë bastisjes të një shtëpie në qytetin Volos, policia ka konfiskuar armatim dhe lëndë shpërthyese, ka njoftuar kanali shtetëror televiziv, NET.
Së paku shtatë persona të dyshuar janë arrestuar gjatë këtij aksioni.
Forcat e rendit besojnë se bëhet fjalë për një qendër të organizatës së ekstremit të majtë, “Komploti i Qelizave të Zjarrit”.
Ka tashmë disa muaj që policia greke ishte vënë në kërkim te tre prej personave të arrestuar gjatë aksionit në Volos.
Pjesëtarët e grupit në fjalë kanë ndërmarrë disa sulme me bomba gjatë tri viteve të fundit. Dyshohet se pjesëtarët e këtij grupi kanë dërguar edhe letrat-bombë, në adresë të disa politikanëve evropianë.