E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet cmimi i naftes ne pikat e karburanteve

Ashtu sikurse ndodh rrallë në tregun shqiptar, çmimi i naftës është ulur disi ditët e fundit. Ndërsa, pak ditë më parë çmimi i arit të zi shkoi deri në 195 lekë, sot në tabelat e pikave të karburanteve regjistrohen çmime të reja, me 6 lekë më pak, për një litër naftë. Aktualisht një litër naftë po tregtohet me 189 lekë. Një fakt i tillë, mund të lidhet me aktivitete specifike të disa pikave të karburantit.
Grosistët kanë shpjeguar se asnjëherë nuk mbahen rezerva nafte me një çmim të caktuar dhe pritet deri sa ato të ezaurohen. Sipas tyre, rezervat mbahen të hapura në pikat doganore dhe blihen për çdo ditë në varësi të kërkesës që kanë konsumatorët për karburantë. Çmimet transmetohen menjëherë sipas bursës ndërkombëtare, në rastin tonë bursës së Londrës.
Aktualisht çmimet në bursat ndërkombëtare vijojnë të jenë të larta, ku një ton naftë tregtohet me mbi 1060 dollarë.
Pak ditë më parë, importuesit paralajmëruan se çmimi i naftës mund të shkonte deri në 200 lekë dhe kjo pas rritjes së menjëhershëm që po pëson nafta në botë, për shkak të konflikteve mes Iranit dhe Perëndimit.
Kursi i këmbimit valutor në vendin tonë, shënon vlera të larta si për monedhën europiane ashtu edhe për dollarin amerikan. Duket se ditët e vështira për euron në tregjet valutore kanë marrë fund, pasi kjo monedhë po shitet në tregun shiptar me 14 0 lekë. Kjo është një nga vlerat më të larta që monedha europianë ka shënuar historikisht në vend. Ndërkaq, edhe dollari ka vijuar të forcohet duke u këmbyer aktualisht kundrejt lekut me rreth 107 pikë.    

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›