Policia hungareze arreston një grup imigrantësh shqiptarë
Grupi i përbërë nga shtatë persona të rritur dhe tre fëmijë, kishte kërkuar informata për trenat që niseshin në destinacione ndërkombëtare, ndërsa nga një taksist lokal kishte kërkuar informata se si mund të kalojnë në Austri, bën të ditur agjencia hungareze MTI.
Të arrestuarit kishin pasur leje për azil në Hungari, ndërsa kanë qenë duke jetuar në strehimoren Debrecin. Kundër tyre, sipas kësaj agjencie, do të fillojë një procedurë gjyqësore për shkak të përpjekjes për kalim ilegal të kufirit. /Telegrafi/