E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret, Sllovenia dërgon një helikopter për ndihmë

Pas pothuajse një muaji në zjarr, Shqipërisë i ka ardhur në ndihmë një helikopter nga Sllovenia, ndërkohë që pak ditë më parë erdhi edhe një helikopter nga Turqia. Sllovenia e ka dërguar helikopterin, i cili mbërrin në adrkë, pas kërkesës së qeverisë shqiptare.

Në kuadër të marrëveshjeve me Republikën e Sllovenisë, në bashkëpunim më ambasadën e sllovene në Tiranë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, do të mbërrijë sot në mbrëmje në Bazën Ushtarake të Rinasit, helikopteri slloven për të ndihmuar në kryerjen e operacioneve nga ajri për shuarjen e zjarreve, në të gjitha ato zona ku është e pamundur të ndërhyhet nga forcat tokësore.

Që nesër helikopteri slloven , do të nisë operacionet për shuarjen e zjarreve në gjithë vendin në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile, thuhet në një njoftim të ambasadës sllovene.

Ambasada slloven bën të ditur se veç e helikopterit, në ndihmë për shuarjen e zjarreve do ti vijnë edhe dy grupe pune, prej 8 personash. Helikopteri do të qëndrojë për 6 ditë në Shqipëri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›