E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia italiane: Ja 3 prefekturat në Shqipëri ku kultivohet kanabis

Vlora, Gjirokastra dhe Shkodra janë prefekturat ku lulëzon ende kanabisi.
Ky konstatim u bë gjatë një konference të përbashkët të drejtorit të Policisë së Shtetit, z Hysni Burgaj me Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastonin dhe me Zv/Ambasadorin Italian në Shqipëri, Giuseppe Berlendi.

Policia italiane dha ndihmën në identifikimin e plantacioneve me kanabis në Shqipëri me anë të avionëve të specializuar në teknologji për këtë qëllim.

Sic theksoi Bastoni, policia italiane është e shqetësuar sepse kanabisi që kultivohet në Shqipëri tregtohet masivisht në Itali.

“Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”.

Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare gjatë operacionit të monitorimit nga ajri të parcelave me lëndë narkotike.

Në fjalën e tij, Bastoni theksoi se një nga zonat më problematike për kultivimin e kanabisit mbetet Lazarati ku sipas tij lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro.

“Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›