E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Policia iu përgjigj flakë për flakë identifikimit të autorëve të krimit”

01-03-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha shprehet në lidhje me foton e publikuar në media

Kryeministri Berisha është shprehur në lidhje me foton e publikuar në media ku shfaqet i arrestuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit.
I pyetur nga mediat në lidhje me këtë foto pasi zhvilloi homazhe për dy Dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokja,kryeministri Berisha deklaroi se shteti iu përgjigj flakë për flakë krimit duke arrestuar autorët. “Për Kryekomisarin Dritan Lamaj kam shprehur vlerësimin dhe konsideratën time. Një gjë është e sigurt që policia iu përgjigj flakë për flakë identifikimit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ministria e brendshme i ka të gjithë potencialet për të zbardhur çdo element rreth vrasjes në krye të detyrës së komisarit Dritan Lamaj. Ata po punojnë dhe unë kam besim të plotë, për të zbardhur gjithçka rreth tij,” theksoi Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›