Policia jep sqarime për operacionin “Hallouin”

Sipas të dhënave, nga operacioni i koduar “Hallouin”, janë arrestuar shtetasit Shkelzen Kol Hajdari, 32-vjeç, banues në Qafzotaj Durrës, i dënuar në shtetin Grek për trafik lëndësh narkotike, Aleksandër Zef Kola (Dedukaj), 32-vjeç, banues në Dushnëz Tropojë, i dënuar më parë në shtetin grek për trafik lëndësh narkotike, Eqerem Kapllan Hoxha, 56-vjeç, banues në Qafzotaj Durrës si dhe Maliq Xhemal Memo, 54-vjeç, banues në Shijak Durrës.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative të Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Kryeqytetit u arrit kapja e tyre në afërsi të fshatit Pezë Helmës në Tiranë, përgjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike prej 120 kg, me dy automjete, tip Mitsubishi Pajero. Në sajë të një hetimi intensiv disa mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarje me shumicë dhe tregtimi, lëndë e cila vinte nga qyteti i Durrësit me qëllim më pas tregtimin e saj në Kryeqytet.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Mitsubishi Pajero”, u gjendën e 19 thasë të mbushur me bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 120 kg. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Shkëlzen Hajdari, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë Zastava model- 54, me një karikator dhe 9 fishekë. /Start/
2011-10-30 10:17