E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy qindvjetore te historise

Nje iniciative private merr persiper kremtimet e 100-vjetorit te Pavaresise dhe Kongresit te Triestes nderkohe qe per here te pare ne shqipe vjen Promemoria e Princ Vidit per Shqiperine.


Pavaresia nderi besnikeria fjale qe mbreti ne gjashte muaj i shqiptareve i pikelluar pret ti perligje po te kthehej nje dite ne atdheun e tij Lindor


Ne Trieste krijohet nje komitet qe shpall kremtimet e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise 28 nentor 2012 dhe Kongresit Shqiptar te Triestes mars 2013. Shoqata Conaltri - Kongresi Shqiptar i Triestes do te donte te ishte nje simbolike e Komiteti i Kongresit Shqypetare i mbajtur 1- 4 mars 1913 ne pallatin Dreher.


Aty shqiptaret te ardhur nga gjithe bota diskutuan kandidatet per sovranin e principates autonome shqiptare statusi qe i dha pak muaj me vone Konferenca e Ambasadoreve te Londres.
Gjate qendrimit keto dite ne Tirane Paolo Muner tha se jo me kot akti i konstituimit te Conaltri u firmos ne Buffet Borsa i quajturi pallati Dreher.


Ne keshillin drejtues eshte Giuseppe Razza president i Conaltri Ekspert i Komunitetit Evropian - Drejtim i Zgjerimit per asistencen institucionale te shteteve te Evropes Juglindore Herald Qyqja arkitekt Trieste dhe vete Muner sekretari i shoqates.


Muner Oficer i Marines Ushtarake Italiane gazetar dhe publicist ka kaluar tre vjet sherbimi ne Shqiperi dhe tani i eshte kushtuar kerkimeve historike shqiptare. Ka botuar Nje histori shkodrane - Flamujt e pare te anijeve tregtare shqiptare 1913-1914 - Prej arkivave te Qeverise Detare Austriake ne Trieste.


Kjo treshe ka ideuar nje agjende fillestare per manifestimet qe do te shtrihen ne kater muaj nentor 2012-mars 2013 vetem ne Trieste.


Aktivitetet kane te bejne me dy ngjarjet e medha po edhe me individe dhe histori qe deshmojne lidhjet e Triestes me Shqiperine koncert me vepra te Lec Kurtit muzikant dhe diplomat ekspozite filatelike me pulla te periudhes nje liber Shqiptaret ne Trieste per te treguar raportet historike se paku ne 200 vitet e fundit. Nder keta permenden familjet e vjetra Ashiku Ujka apo Karl Gega Aleksander Moisiu.


Muner thote se mund te ndertohej nje ekspozite me shtypin triestin mbi gjashte muaj mbreteri.


Ai e ka mbyllur tashme kerkimin ne Arkivin e qytetit mbi materiale qe deshmojne kete kohe. Mund te riprodhojme gazetat qe kane shkruar per nisjen e Princ Vidit nga Trieste.

Kronikat nga Trieste ishin me te drejtperdrejta. Kam gjetur materiale ne shtypin e kohes te qytetit konkretisht ne gazeten filoaustriake por ne gjuhen italiane LOsservatore Triestino. Ne kolonen e majte te faqes se pare qe ishte me e rendesishmja per gjashte muaj rresht zinin vend lajmet nga Durresit.


Une kam mbledhur te gjitha lajmet e botuara ne gjashte muaj dhe ato me te vecantat qe vinin nga oborri princor. Jane gjera qe nuk i gjen ne librat qe jane botuar per gjashte muaj mbreteri. Kjo do te me shtynte nje dite te shkruaja nje liber per Princ Vidin. Paolo Mner vecon sidomos lajmin e dites kur Princi Vid kalon ne Trieste.


Ai vjen me tren nga Vjena. Ne Trieste ishte organizuar nje ceremoni festime me flamuj shqiptare. Dukej si nje film per Sisin perandoreshen austriake. Dhe kjo atmosfere nuk eshte ne librat qe kam lexuar une shton Muner. Ai shpreson qe te siguroje materiale te tjera per ekspozim edhe fale bashkepunetoreve te tij shqiptare.


Ka edhe dy vjet kohe perpara. Ne do donim qe ne ato kater muaj aktivitete te realizonim nje ribashkim simbolik duke ftuar dhe personazhe shqiptare qe vijne nga larg per te riperseritur ne menyre simbolike ate kongres ne Trieste perfundon Muller. Me shpresen qe pike pelegrinazhi te behet restoranti Dreher nese salla ekzistuese eshte ne gjendje te jape nje ide te ngjarjeve te marsit 1913.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›