Manipulimi i mendjeve
Teksti i Gjuhes dhe Letersise Shqipe 10 botime shkollore Albas ka nje ndertim mjaft interesant. Ai ndahet ne dy pjese te medha I. Gjuha shqipe dhe perdorimi i saj dhe II. Letersia.
Vete pjesa e pare ka tri nenndarje Gjuha dhe komunikimi Teksti dhe llojet e tij Perdorimi i gjuhes. Ndersa pjesa e dyte ka keto nenndarje Teksti tregimtar Teksti poetik dhe Teksti dramatik. Po tu futesh brenda nenndarjeve ato paraqiten edhe me interesante.
Keshtu po te ndalemi vetem ne pjesen e pare marrim ne fillim njohuri te pergjithshme per gjuhen dhe komunikimin per ligjerimin verbal dhe joverbal per dialektet dhe standardin e shqipes kurse ne nenndarjen e dyte mesojme se ceshte teksti cilat jane llojet e ndryshme te tij duke bere nje udhetim neper tekstet informuese udhezuese ato argumentuese e bindese per te ardhur te tekstet rrefyese e deri te gjuha e reklamave.
Pasi kemi marre keto njohuri baze pergatitemi ta perdorojme vete gjuhen shqipe ne nenndarjen Perdorimi i gjuhes. Ketu na jepen se pari Strategjite e te folurit vereni cemer strategji pastaj Strategjite e te degjuarit dhe ne fund Strategjite e te shkruarit. Me logjike nuk behet se pari duhet te dime te flasim pastaj te dime te degjojme jo te dime gabova te pergatitemi taktikisht te skicojme llogoret transhete majat dhe pritat nga do nisim mesymjen tone verbale-auditive qe te kemi pastaj aftesine ta rrethojme armikun pa shpetim me strategjine tone te te shkruarit.
Nuk do te merrem me gjate me kete lloj ndertimi te nje teksti te Gjuhe-Letersise per gjimnazet sepse nuk me intereson. Ka vite qe nxenesit e shkollave tona jane kthyer ne kavie mbi te cilat eksperimentohen lloje-lloje strategjish mbi te cilet ngrihen lloje-lloje grupe autoresh me emra dhe pa emra.
Ka vite qe kemi ngritur zerin per tekste te thjeshta ku nxenesve tu jepet struktura baze e gjuhes shqipe dhe disa nga autoret me te rendesishem te letersise boterore dhe kombetare sic i ka patur dekada me pare brezi yne i cili ne kete pikepamje te njohjes dhe perdorimit te gjuhes shqipe te njohjes dhe dashurimit me letersine e mire u rrit shume me i shendetshem se i sotmi.
shte e kote askush nuk degjon tekstet vijne gjithmone duke u fryre e veshtiresuar sikurse vijne dhe grupet e autoreve duke u mbushur me emra te panjohur te cilet ne njefare menyre duan te hane edhe ata.
Jo nuk do tu isha kthyer perseri teksteve te gjimnazit po te mos me kishte ardhur para pak ditesh vajza ime qe eshte ne klasen e 10 dhe te me thoshte babi permendeshe shume keq ne tekstin tone te gjuhes ti dhe Oliver Schmitti.
Pse i thashe kishte gje ndonje tekst te Oliver Schmitttit aty qe kritikohej Jo me tha ishte teksti i nje Ardian Ndreci qe thoshte se Schmitti dhe ti e keni nxjerre babain e Skenderbeut sllav. E cfare mendoni tani ju e pyeta. Nxenesit mendojne shume keq per ju te dy vazhdoi vajza por mua me vjen keq qe ne nuk lexojme asgje nga Schmitti dhe emri i tij behet tabu.
Kete fjale perdori ajo tabu.
Mora atehere librin e saj dhe lexova tekstin ne fjale i cili ndodhet ne faqen 95. Jemi ne kapitullin Strategjite e te shkruarit dhe ketu nxenesve u jepen si shembull te teksteve-model dy fragmente njeri nga Gjenerali i ushtrise se vdekur i I. Kadarese dhe tjetri teksti polemik i Ardian Ndreces kunder Oliver Schmittit nga nje liber te cilit nuk i thuhet titulli. Kerkesa qe u shtrohet nxenesve eshte Shkruani permbledhjen e tekstit te meposhtem.
Pra saktesia vertetesia koherenca miresia e tekstit ne fjale nuk diskutohen ai thjesht duhet bluajtur dhe permbledhur nga mendjet e njoma. 5 faqe me pare ne krye te ketij kapitulli u tregohet nxenesve se kush eshte nje shkrues i mire Per te qene nje shkrues i mire nuk eshte e thene te shkruash nje kryeveper.
Te jesh nje shkrues i mire do te thote thjesht te dish te shkruash nje tekst te vertete pra nje tekst te sakte te plote te rregullt e koherent nenvizimet e autoreve te tekstit. Pasi kane marre kete perkufizim nxenesit te etur per te patur shembullin e tekstit te vertete te sakte te plote te rregullt dhe koherent gjejne ne vazhdim dy paragonet qe permendem nga Kadare dhe Ndreca.
Le te vijme tani te teksti konkret per te shpjeguar shkurt se si manipulohen mendjet e 15-vjecareve lidhur me nje kohe e problematike tejet komplekse sic eshte ajo e periudhes se Skenderbeut.
Fragmenti ne fjale eshte marre nga nje liberth i Ndreces i cili eshte botuar me se pari vjet ne Gazeten Shqiptare ka dale edhe si botim me vete. Ai u botua bashke me 5 a 6 libra te tjere dhe nja 500 a 600 artikuj ne shtypin tone qe sulmonin ne menyra te ndryshme monografine e historianit zviceran.
E pata lexuar kalimthi sic mund te lexohet nje ese e tille qe nuk sjell asnje te re historike qe mbeshtetet vetem mbi akrobacite e fjales dhe figurat artistike qe shtremberon sperdredh dhe denigron kundershtarin me colpi bassi ne pamundesi te barazimit ne dije historike dhe objektivizem shkencor.
Ishte njesoj si te luftohej nje monografi e fizikes kuantike me mjetet e mekanikes njutoniane ose nje trajtese e biologjise molekulare me metodat e materializmit historik.
Vec ketyre gegenishtja e autorit i jepte perpjekjes se tij nje tingellim shume arkaik sikur dikush po leshonte nje thirrje patriotike a nje kushtrim malesh nga faqet e revistes Hylli i Drites kunder asaj kurves se motit Evropes 80 vjet me pare kunder nje punimi historik qe ne te vertete vinte me 2008 nga Europa e bashkuar.
Natyra eseistike-manipulative e liberthit eshte krejt evidente edhe ne fragmentin qe u jepet nxenesve si shembull i tekstit te vertete koherent etj. Vereni stilin Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se qellimi i vepres se tij asht me cmitizue figuren e Skenderbeut.
Qysh ne krye vendoset kokeposhte platforma e vertete e vepres e cila si cdo veper serioze shkencore nuk ka aspak per qellim cmitizim ose hyjnizim ose degradim etj. por thjesht te ndertoje nje tablo historike me mjetet qe i japin ne dore burimet dokumentare dhe niveli i dijeve te sotme.
Ne qofte se kjo tablo arrin njekohesisht te cmitizoje dicka ky eshte nje efekt dytesor shoqerues i vepres po kurrsesi nje qellim baze per arsyen e thjeshte se Schmitti nuk ka ndertuar nje polemike kete e ka bere Ndreca me pas por nje veper narrative historiografike.
Vazhdojme Ne kete objektiv ban pjese edhe orvatja e tij me interpretue arsyet e kryengritjes se Gjergj Kastriotit tue u nise prej shkaqesh thjesht personale.
Lexuesit i kujtojme se Schmitti zbuloi ne arkivin e dukeve Sforza ne Milano nje deshmi te korrierit te Skenderbeut ku thuhet se sulltan Murati i pati vrare ketij babane dhe Skenderbeu u hakmor.
Kete zbulim te rendesishem historiani e radhit se bashku me dokumentet e tjera te njohura qe shpjegojne arsyet e kryengritjes se Skenderbeut pra ai zbulon edhe nje motiv per kryengritjen dhe asgjekundi nuk thote se kane qene shkaqet thjesht personale ato qe shtyne Gjergj Kastriotin dhe aleatet e tij te ngrene armet kunder sulltanit.
Ja pra si u serviret nxenesve te gjimnazit si shembull i tekstit te vertete te sakte etj. nje manipulim i atyre qe kane qene idete dhe pohimet e verteta te vepres qe sulmohet.
Me tej autori mundohet qysh ne faqet e para me paraqite unitetin skanderbegian si dicka te rrejshme te paqendrueshme si fryt te nji perceptimi te mavonshem te historianeve.
Ne qofte se Ndreca e ka fjalen ketu per Kuvendin e Lezhes i kujtojme lexuesit se rrallekund has nje tablo aq te sakte e te paanshme te ketij bashkimi sikurse ne librin e Schmittit qe mbeshtetet mbi tri burimet e vetme qe flasin per kete kuvend Gjon Muzaken bashkekohes e bashke-fisnik Barletin dhe Frangun qe shkruan 60 vjet me pas.
I mbeshtetur mbi faktet historike Schmitti tregon se si pas disfatave te vitit 1448 dhe rrethimit te pare te Krujes me 1451 Kuvendi i Lezhes praktikisht nuk ekzistoi me. Por kjo sdo te thote se ai e paska paraqitur unitetin skanderbejan si dicka te rrejshme etj.
Po kjo menyre manipulative perdoret edhe ne argumentimin e famshem te temes Ivan-Gjon ku teksti i Ndreces nxjerr se Schmitti pohoka qe babai i Skenderbeut ka qene sllav po te pranojme kushtin paraprak te logjikes se Schmitt-it pra tue u nis thjesht prej dokumenteve serbe per me perfundue se i jati i Gjergj Kastriotit permendet vetem si Ivan dhe si rrjedhoje ishte sllav prapeseprape ky silogjizem nuk asht i rregullt.
Nje menyre tinezare dhe e ulet nje perfidi mistrecesh dhe silogjizem i vete polemizuesit per te deshmuar se Schmitti e paska nxjerre te atin e Gjergj Kastriotit si rrjedhoje sllav. Schmitti natyrisht dhe une si shqiperues ne respekt te origjinalit perdor emrin Ivan ne monografine e tij pasi Ivan/Juvan Kastrioti shfaqet keshtu ne te gjitha dokumentet jo vetem ne ato sllave por dhe ne ato venedike osmane etj.
Turqit vendin e tij e quanin Juvanlli sepse Juvan e kishin degjuar ate emer ndryshe do kishin regjistruar Gjonlli. Qe ishte ortodoks kjo nuk ka asnje dyshim sikurse ishin ne pergjithesi fisniket e krahines se Dibres.
Por qe emri Ivan apo Juvan te ben automatikisht sllav ky eshte nje sendergjim i llaves qe u sul prej nentorit 2008 deri me sot kunder Schmittit duke dashur qe ky te paskej thene se i ati i Skenderbeut ishte sllav nderkohe qe Schmitti asgjekund nuk e diskuton shqiptaresine e Ivanit/Juvanit.
shte njesoj sikur ish-shefin e protokollit te Enver Hoxhes te ndjerin Jovan Antoni ose ish-ambasadorin e tij ne Rumani Jovan Bardhin ne te ardhmen ti quajne sllave per shkak te emrit te tyre.
Vec insinuatave per autorin fragmentit ne fjale nuk i mungojne as insinuatat per perkthyesin dhe botuesin e librit Skenderbeu qe ne fillim u jepet nxenesve si A. K. pastaj me mbiemrin e plote Klosi perkthyesi e ndiente veten paksa bashkautor te vepres kajhere tue terhjeke autorin e vertete ne gjinin e polemikave ndoshta thjesht per arsye marketingu per ata qe nuk e kuptojne gegnishten kajhere do te thote nganjehere terhjeke dmth. terheqe gjini eshte gjiri.
E perkthyer shkurt kjo fjali do te thote qe A. Klosi nxiti debatin mbi Skenderbeun ne menyre qe te shiste librin Skenderbeu.
Nuk ngreme ketu aspak ceshtjen qe perse boton Ardian Ndreca libertha te tille. Ne shoqerine e sotme kushdo qe ka nje tufe te hollash mund te botoje gjerat qe mendon qofte te verteta qofte tallash e sendergjime si ky qe pame.
Problemi i madh eshte qe nje tekst i tille miratohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkences sikurse thuhet ne faqen 2 te tij problemi eshte qe autoret e tij Dhurata Shehri ose Ardian Marashi shperdorojne besimin dhe pergjegjesine e madhe qe u eshte dhene si autore tekstesh per moshat e gjimnazit per te nxjerre meri ose urrejtje qe mund te kene ne gji per persona te caktuar shfrytezojne pozitat politike qe mund te kene burrat ose grate e tyre dhe shumefishojne ne mijera kopje shembuj te kulluar manipulimi duke ua paraqitur nxenesve keta si shembuj te teksteve te sakta te plota te rregullta e koherente.
Po mire e pyeta time bije ne fund cfare lexoni ju per historine e Skenderbeut derisa keto te rejat qe kane dale ndalohen. Na kane dhene per te lexuar me detyrim mu pergjigj romanin Skenderbeu te Sabri Godos.