E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksinimi i 53 mije bagetive kunder brucelozes ne Vlore

Rreth 53 mijë bagëti të imta janë vaksinuar brenda pak ditësh në Qarkun e Vlorës. Ky është viti i parë që nis vaksinimi masiv për të kontrolluar më së miri situatën e krijuar nga bruceloza.

Fushata e vaksinimit në kuadër të Projektit PAZA financohet me rreth 5.7 milionë nga Bashkimi Evropian dhe 1.8 milionë euro nga buxheti i shtetit. “Një pikë në sy” do të zgjasë për 45 ditë, periudhë gjatë së cilës do të angazhohen plotësisht 750 veterinerë në të gjithë vendin. Rreth 2.5 milionë krerë dhi dhe dele do të vaksinohen përgjatë këtyre ditëve dhe në mbyllje të këtij procesi madhor do të jetë nën kontroll të plotë shëndeti i kafshëve, rreth 85 mijë fermerëve dhe pronarëve, që kanë kontakte të drejtpërdrejta me bagëtitë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›