Ne gjyq pese te akuzuarit e 11 shtatorit
Khalid Sheikh Mohammed dhe katër persona të tjerë të akuzuar për organizimin e sulmeve të 11 shtatorit do të shfaqen në një gjykatë ushtarake në Gjirin e Guantanamos.
Një përpjekje e mëhershme u pengua tre vjet më parë, kur presidenti Barack Obama u përpoq të mbyllte burgun e Guantanamos. Që atëherë janë prezantuar rregulla të reja për gjyqet në bazën e Shteteve të Bashkuara në Kubë, përfshirë një për ndalimin e provave të siguruara me anë të torturës. Gjithësesi, avokatët mbrojtës deklarojnë se sistemit gjyqësor i mungon legjitimiteti, për shkak të aksesit të kufizuar tek klientët e tyre. Përpjekjet e presidentit Obama për të mbajtur gjyqin e Khalid Sheikh Mohammed në Nju Jork hasën në kundërshtimin politik dhe publik dhe për rrjedhojë tani do të mbahet në Kubë, ashtu siç ishte parashikuar. Një numër i vogël i të afërmve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit kanë mbërritur në kompleksin ushtarak për të ndjekur proçesin.
I vetëshpallur si organizatori i sulmeve ndaj Kullave Binjake në Nju Jork, Khalid Sheikh Mohammed dhe katër të tjerët pritet të gjykohen së bashku. Ata akuzohen se kanë planifikuar dhe ekzekutuar sulmet, që u kryen përmes marrjes së kontrollit të avionëve që u përplasën më pas në Nju Jork, Uashington dhe Shenksvill, duke lënë 2.967 të vdekur.
Në vitin 2009 administrata e Obamës u përpoqën për të lëvizur gjykimin e tyre në gjykatat civile amerikane, por ndryshoi vendimin e saj në prill 2011 pas kundërshtimeve gjerë. Pentagoni ka thënë më parë se Khalid Sheikh Mohammed, i cili është me origjinë pakistaneze, por ka lindur në Kuvajt, pranoi se ai ishte përgjegjës "nga A në ZH" për 9/11 sulmet. Ai u kap në Pakistan në mars të vitit 2003 dhe ka qenë i burgosur në Gjirin Guantanamo që nga viti 2006