E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, lamtumire pistoletave "TT"

Artan Cena

Policia shqiptare pritet qe te nxjerre jashte perdorimit armatimin e "rende", pistoletat "TT", qe do te zevendesohen me ato te prodhimit gjerman te kompanise "Heckler-Koch". Armet e reja jane ne parametrat e miratuar pak dite me pare nga qeveria shqiptare, me kerkese te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Miratimi i vendimit te Qeverise per ndryshimin e armatimit te policise, ka bere qe te fillojne dhe procedurat per t'i ndryshuar. Pas ketij vendimi, mesohet se do te ndryshojne dhe armet te cilat perdoreshin deri me tani nga efektivet, te njohura si "krenaria" e policeve, pistoletat "TT".

Sipas te dhenave, rreth 10 mije uniforma blu do te perdorin pistoleten 9 milimetershe, qe do te sillet brenda nje kohe te shkurter. Nderkohe qe nuk eshte vendosur se cfare do te behet me armet e vjetra qe dalin jashte perdorimit. Pistoletat "Heckler", sipas burimeve te uniformave blu, pritet te mberrijne ne vendin tone pas pak muajsh, ne nje numer te konsiderueshem prej disa mijera cope, me te cilat do te pajisen efektivet. Po keshtu eshte hartuar nje plan per dorezimin e armeve qe i kane mbajtur prej disa dekadash. Pistoletat gjermane mesohet se jane perzgjedhur pas nje tenderi te zhvilluar kohe me pare, ndersa ne mesjave qeveria ka miratuar listen e armeve te reja qe do te perdoren, kur perfshihej pistoleta 9 milimetershe, por nuk percaktohej lloji i saj, duke bere qe te jete policia ajo qe do te zgjedhe dhe firmen dhe llojin e pistoletes.

Ende nuk eshte bere e ditur se sa do te jete numri i pistoletave qe do te blihen nga policia shqiptare, apo cmimi i tyre. Por as fati i pistoletave "TT" nuk eshte bere i ditur. Si mase paraprake nga burimet prane uniformave blu, eshte bere e ditur se keto arme qe jane ne perdorim te Policise se Shtetit, do te magazinohen dhe me pas do te percaktohet destinacioni i tyre. Nuk eshte percaktuar ende nese pistoletat do te nxirren jashte perdorimit, apo do te shiten ne tregje te vendeve te tjera, pasi numri i tyre sipas te dhenave eshte i madh. Pritet qe ditet e ardhshme Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme te publikojne detaje me te hollesishme per procedurat dhe tekniken e re qe do te perdoret, pasi me vendim te qeverise kane ndryshuar edhe pajisje te tjera qe perdoren nga efektivet. Nje nga ndryshimet eshte futja ne perdorim ne situata te vecanta edhe e lendeve neuroparalizues.

Vendi i qeverise

Qeveria shqiptare miratoi ne mesjave propozimet e Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit per ndryshimin e armatimit ne polici, duke derguar edhe nje liste te gjate. Mes tyre binin ne sy perdorimi i lendeve neuroparalizues ne situata te vecanta, perdorimi i armeve "shotgan", ndersa nuk percaktohej lloji i pistoletes, qe tashme mesohet se do te jete prodhim gjerman.

Lista e armatimit

Arme zjarri policore pistolete kaliber 9xl9m/m.

Municion policor per pistolete kaliber 9xl9m/m

Arme zjarri te gjata kaliber 9xl9m/m me qitje nje nga nje dhe

automatike

Municion per arme zjarri te gjata kaliber 9xl9m/m

Pushke me precizion te larte dhe me shenjester optike per diten dhe naten dhe

me qitje nje nga nje dhe gjysme automatike

Shotgan 12mm, Shotgan 37x40mm

Municion policor kaliber 12m/m me sacme gome, me gaz, me plumb.

Municion policor 40m/m me sacme gome, me gaz, me plumb dhe me eksploziv.

Arme te ftohta, Bombola me gaz CN, Bllokues rrugesh

Jelek antiplumb te nivelit III NIJ Standard 0101.04 dhe te mbroje nga municionet

7.62x25mm me shpejtesi fillestare 410m/s e lart

Pllaka antiplumb niveli IV NIJ Standard 0101.04 dhe te mbroje nga municionet

7.62x39mm/7.62x45iTim.7.62x54mm/7.62x54iTim me shpejtesi fillestare 710m/s

Mburoja kolektive antiplumb, Kaske antiplumb

Kaske policie, Mburoje policie

Mjete per zhytje ne uje, Granata akustike

Granata me gaz CN

Lende plasese eksploziv per shperthim dyersh

Preres hidraulik, Shperthyes dyersh hidraulik

Sprajt lotsjelles, gaz lotsjelles (tubet)

Hekura lidhes me mbajtese, Shkop gome

Shkop metalik me gjatesi te ndryshueshme

Jelek me mbishkrimet "POLICIA"

Firmosur nga drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›