”Te zbardhen tre atentatet ndaj policeve"
Xhemil Beharaj
Kryepolici Ahmet Prenci i kerkon vartesve te tij ne drejtorine e policise se Fierit zbardhjen e kater krimeve te vjetra qe jane cilesuar si dosje pa autor, te periudhes 1997-2008. Gjate takimit te zhvilluar dy dite me pare ne Divjake dhe Fier per sezonin turistik, Zevendesministri i Brendshem Gent Strazimiri dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit kane zhvilluar nje takim koke me koke me drejtues vendore te uniformave blu. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije per gazeten "KJ" se dosjet e vjetra jane ne rihetim e siper dhe pritet konkludimi. Shefave te komisariateve ne Patos, Ballsh, Lushnje, e Fier u eshte kerkuar qe keto dosje te zbardhen plotesisht dhe te ndalohen pergjegjesit. Mesohet se Prokuroria e Krimeve te Renda ka rikthyer per plotesim dokumentacioni ceshtjet, dy prej te cilave i perkasin qytetit te Fierit.Behet fjale per policin Edmond Ferko, i cili eshte vrare ne muajin nentor te vitit 1998 dhe eshte hedhur me pas ne shinat e trenit te linjes hekurudhore Fier-Vlore, ku ne mengjes heret eshte gjetur nga nje kalimtar i rastesishem. Sipas hetimeve te kryera mesohet se Ferko ka qene roje objekti ne Azotikun e Fierit, ndersa gjate trazirave jane vjedhur dy rrjeta platini, te cilat rezultojne se pasi jane hequr nga kullat me vinxh, jane futur per t'u ruajtur ne magazinen qendrore te ish Azotikut. Disa dite me pas keto rrjeta platini jane vjedhur dhe shitur ne Itali per 500 mije dollare. Sipas hetuesve polici Ferko mund te kete pasur dijeni per kete vjedhje dhe eshte vrare e me pas eshte hedhur ne shinat e trenit, me qellim qe te cilesohej si nje aksident. Dosja e dyte i perket sulmit qe disa persona i kane bere postes se policise ne Rroskovec, ku eshte qelluar edhe makina me police e grupit te gatshem, ne vitin 1997. Ne ate kohe forca te armatosura kane marre e mbajtur peng per kater ore policin Abedin Kryemadhi, i cili pas kater oresh, u ka shpetuar dhe paraqitur ne policine e Fierit. Drejtuesit e Ministrise se Brendeshme kane kerkuar edhe zbardhjen dhe mbushjen me fakte te reja te dy dosjeve qe i perkasin komisariatit Lushnje. Nje prej krimeve me te renda eshte atentati me tritol ndaj efektivit te komisariatit, Indrit Shuli. Persona te paidentifikuar i kane vene nje sasi eksplozivi ne banese e si pasoje e shperthimit eshte plagosur rende vajza e efektivit, e cila edhe sot e kesaj dite eshte invalide. Per nje dosje tjeter mesohet se i perket periudhes se trazirave, por nuk jepen hollesi te metejshme per shkak te hetimit.
Dy arrestimet e bujshme
Ndersa kane vleresuar dy operacionet me te fundit per arrestimin e nje te kerkuari te denuar ne Itali, qe mbante postin e keshilltarit ne Qark dhe prangosjes se Luan Fushes, i akuzuar per vrasje te trefishte, zyrtaret kerkuan edhe zbardhjen e kater dosjeve te tjera te mbetura pezull.