PE diskuton krizën para liberalizimit të vizave
BRUKSEL- Kriza politike dhe cështja e liberalizimit të vizave do të jenë në qendër të diskutimeve në takimin konstruktiv të Parlamentit Europian që sot ka në axhendën e tij Shqipërinë. Komiteti parlamentar i Stabilizim-Asocimit mblidhet në datat 3 dhe 4 maj në Bruksel.
Sipas draftit të programit të punimeve të mbledhjes së parë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, pika e parë e rendit të ditës është adaptimi i punimeve të mbledhjes. Në rend të dytë është përcaktimi i procedurave dhe rregullave të takimit, në rend të tretë, situata e mardhënieve BE-Shqipëri ku përfshihet dhe shkëmbimi i pikëpamjeve të përfaqësuesve të Komitetit, Komisionit Europian dhe Qeverisë shqiptare. Pika e katërt është situata politike në Shqipëri e cila kalon përpara cështjes së liberalizimit të vizave që ndodhet në rend të pestë. Në rend të gjashtë janë zhvillimet ekonomike në Shqipëri ku përfshihen dhe reformat dhe politikat energjetike. Në rend të shtatë, cështja e zbatimit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës, më pas do diskutohet mbi cështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut , në vecanti liria e medias. Në rend të nëntë, përcaktimi i rekomandimeve për Shqipërinë e më pas do të diskutohen cështje të tjera. Ndërkaq konferencapër shtyp është caktuar të mbahet ditën e nesërme.
Komisioneri për Zgjerim Fule dhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu do të debatojnë mbi cështjet e përcaktuara për Shqipërinë.
Në takimin e sotëm , nga pala shqiptare do të jenë të pranishëm, nga PD: Fatos Beja, Viktor Gumi, Albana Vokshi, Florian Mima, Jemin Gjana, Mesila Doda, Aldo Bumci. Arenca Trashani , kryetare e delegacionit për Shqipërinë në PE.
Ndërsa nga PS: Valentina Leskaj, Ermelinda Meksi, Arben Malaj, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Sajmir Tahiri dhe Ilir Beqja.
(e.n/News24/BalkanWeb)