Belgjika riatdheson 12 azilkerkues
Aplikuan me dokumente false
Belgjika riatdheson sot 12 azilkerkuesit e pare qe kane rezultuar se kane aplikuar me dokumente te falsifikuara. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bejne me dije se numri i te kthyerve pritet te rritet ne ditet ne vazhdim. Nderkohe vazhdojne hetimet per dergimin per ndjekje penale edhe te personave te tjere te dyshuar si te perfshire ne pajisjen me dokumente false te emigranteve. Sipas policise ne shtetin belg rezultojne qe vetem gjate ketij viti te kene aplikuar per azil rreth 161 persona 76 prej te cileve kane aplikuar vetem ne dhjetediteshin e pare te muajit tetor. Ndersa nje pjese e konsiderueshme kane aplikuar per Azil ne Suedi nje tjeter vend qe ka ngritur shqetesimin per kete dukuri.
Kerkesa
Kerkesat e tyre per azil kane qene te shoqeruara me vertetime te firmosura nga drejtuesit vendore te ketyre zonave ku thuhej se ishin ne konflikte apo kishin probleme me dukurine e gjakmarrjes. Por nga hetimet e kryera nga nje grup pune i ngritur per kete qellim prej pak ditesh ka rezultuar se keto vertetime jane leshuar pa u mbeshtetur ne ndonje baze ligjore ne shumicen e rasteve te falsifikuara pasi personat per te cilet ishin leshuar keto vertetime nuk figuronin te ishin ne hasmeri apo gjakmarrje. Policia ben te ditur se bashkepunimi me organet policore belge ka konstatuar ne faktin se praktikat e dorezuara nga shtetasit shqiptare per te perfituar azil ishin vertetime te leshuara nga komunat ose Bashkia Koplik dhe vertetime nga shoqata Misionaret e Paqes dhe Pajtimit te Gjaqeve te Shqiperise me qender ne Shkoder.
Hetimi
Vetem pak dite me pare policia dergoi per ndjekje penale dy krere komunash te qarkut te Shkodres. Nen akuze jane kryetari i Bashkise se Koplikut Ramadan Lika dhe kryekomunari i Postribes Faz Shabaj. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policise se Shkodres mesohet se dy kreret vendore ai i Bashkise se Koplikut ne rrethin e Malesise se Madhe dhe kryekomunari i Postribes akuzohen se duke shfrytezuar postet e tyre drejtuese kane leshuar vertetime te falsifikuara per persona qe jane ne hasmeri. Shtetasit te cilet perdornin keto dokumente te falsifikuara duke perfituar nga levizja e lire pasi kane shkuar ne vendet e zones Shengen kryesisht ne Belgjike dhe Suedi kane aplikuar per azil prane organeve kompetente ne keto vende.
Azilkerkuesit
Ne dy muajt e fundit kane kerkuar azil ne Belgjike 161 shtetas shqiptare. Sipas drejtorit belg te Emigracionit pjesa me e madhe e tyre jane nga Shkodra pikerisht 60 per qind e rasteve. Gjate vizites javen e shkuar ai kerkoi nderprerjen e kesaj dukurie ne vendin tone duke bllokuar leshimin e vertetimeve per persona qe duan te perfitojne azil pas petkut te dukurise se gjakmarrjes.