E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia malazeze arreston 8 peshkatarë nga Shkodra

Tetë peshkatarë nga Shkodra të mësuar për të mos zbatuar ligjin, përfunduan në prangat e policisë malazeze, pasi bashkë me varkat e tyre po peshkonin në ujërat e shtetit fqinj, pjesë e Liqenit të Shkodrës.

Për malazezët, në këtë periudhë nuk peshkohet për shkak të shumimit të peshkut. Policia e Shkodrës bëri me dije se të arrestuarit janë E. Sh. 24 vjeç, F. V. 21 vjeç, F. V. 22 vjeç, E. H. 18 vjeç, K. H. 24 vjeç dhe Y. Ç. 53-vjeç., si dhe 17-vjeçari H. A., dhe një 14-vjeçar. Autoritetet në shtetin fqinj e kanë ndaluar peshkimin për rreth 1 muaj, nga data 1 prill deri më datë 1 maj. /Start/

                                                                                             2012-04-11 15:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›