Arvizu-Ramës: Reforma zgjedhore brenda prillit
Ai ka qëndruar rreth 1 orë në takim me Ramën, ku ka diskutuar edhe për çështje të tjera të ditës.
“Folëm shumë për reformën elektorale, deri në një farë mase për reformën parlamentare. Mendoj se ka pasur një farë progresi, por disa gjëra mendoj se nuk po ecin aq shpejt sa c'duhet të kishin ecur. Unë theksova se ne mbështesim plotësisht axhendën e reformave që është e rëndësishme për të vënë në veprim reformat, që të dyja procedurat parlamentare, por veçanërisht reformën zgjedhore, janë ekstremisht të rëndësishme nga pikëpamje e ShBA. Të dyja palët duhet të punojnë për këtë, por koha po ecën me shpejtësi. Fundi i prillit ishte afati i fundit që të dy palët kishin rënë dakord që të takoheshin, shpresoj që të dy palët do bëjnë gjithçka të mundur për tu takuar për këtë afat”, tha ambasadori Arvizu pas takimit.
Ai shtoi se kishte diskutuar me kryesocialistin Rama edhe për çështjen e mandatit të ish-deputetes Seseri, por siç apeloi, edhe në këtë rast duhet të zbatohet ligji. “Folëm pak edhe për mandatin e Seserit. Më duhet ta pranoj se kam udhëtuar shumë, jam në dijeni të çështjes, por më duhet të flas me më shumë njerëz për implikimet e kësaj çështje. Më duhet të kuptoj se cfarë thotë ligji. Gjithmonë duhet t’i kthehemi ligjit. E kuptoj që kryetari i Bashkisë së Fushë Krujës, që është personi i dytë në listë ka shprehur ngurrim për të hequr dorë nga mandati i tij. Sigurisht që është e kuptueshme. Ai në një farë mënyre u ndihet borxhli popullit të Fushë Krujës që tu shërbejë atyre. Ata e kanë zgjedhur për ta bërë këtë. Por sa i përket asaj se çfarë rruge duhet ndjekur, nuk e kuptoj plotësisht. Shpresoj që të bëhet në përputhje me ligjin, por gjithashtu boshllëqet nuk janë të mira, çdo lloj boshllëku, nëse është boshllëk parlamentar, boshllëk gjyqësor nuk është e mirë, është mirë që të dy palët të gjejnë një mënyrë për ta mbushur këtë boshllëk, në një mënyrë që është në përputhje me ligjin”, vijoi ai. /Start/
2012-04-11 11:12