Policia marrëveshje me shoqatën e të drejtave të fëmijëve
Liberalizimi i vizave rrit edhe frikën për trafikimin e fëmijëve jashtë vendit. Dhe për këtë arsye shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ka nënshkruar një marrëveshje me policinë e shtetit për të pasur një ndihmë më të specializuar në gjetjen e fëmijëve të humbur.
Gjatë kësaj marrëveshje drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe Altin Azizaj për mbrojtjen e fëmijëve kanë theksuar për një bashkëpunim midis tyre.
Ndërsa sipas të dhënave për vitin 2010 rezultojnë të humbur nga denoncimet e bëra në numrin 116 të venë në dispozicion të fëmijëve vetëm 5 të mitur.