Spahiu takon studentët e huaj

Në një takim me studentët nga vendet ballkanike Zv.krytari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka vënë në dukje gjatë fushatës për zgjerimin në BE, arritjet që ka bërë Shqipëria për të qenë pjesë e saj. Gjatë fjalës së tij para studentëve Spahiu ka vënë theksin në reformat që ka bërë vendi ynë në bazë të rekomandimeve të KE.
"Para 15 vjetësh disa vende ishin në luftë ndërsa, po pas kaq vitesh ne do të jemi një familje. Ne do të jemi në BE përmes shteteve juridike, pasi na bashkojnë standartet dhe jo etnia dhe feja” ka theksuar Spahiu.
Ndërsa studentët nga Greqia, Rumania, Serbia, Bosnja Italia i kanë bërë edhe disa pyteje Zv.kryetarit të KLD për të mësuar më shumë për Shqipërinë për reformat që ka bërë si dhe për minoritetet që jetojnë në vendin tonë.