E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia masa për festa: Kujdes fishekzjarrët!

Kështu, masat janë marrë në drejtim të parandalimit zbulimit dhe goditjes në kohë të çdo lloj tendence kriminale, rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale Policisë Rrugore.

Gjithashtu, masa janë marrë edhe për sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës e në veçanti në Qëndrat Tregetare, Bulevardet dhe Sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndërrimin e viteve, sigurimit të Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit si dhe bashkëpunimit me shërbimet e emergjencës si ambulancat, Zjarrëfiksit, etj.

 Policia e Tiranës, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit në rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike. Këto kontrolle do të ushtohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet ashtu dhe në linja. Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, duke u nisur nga përvoja dhe analiza e viteve të kaluara, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve.

“Njëherësh, theksojmë, gatishmërinë maksimale të shërbimeve policore, për të kaluar gëzueshëm festat e fund vitit, duke kërkuar bashkëpunimin e mirëkuptimin e qytetarëve për të mos shkaktuar incidente të mundshme. Ndërkohë, ajo vë në dispozicion numrat telefonik për të denocuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale në numrat telefonik pa pagesë Nr. 129 dhe Nr. 126”, thuhet në deklaratë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-24 14:03
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›