Tiranë, katër në pranga për vjedhje

Fillimisht u arrestua shtetasi Sadi Hajdari, 23-vjeç, banues në Tiranë. Ai u prangos pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar në shkurt të këtij viti me me 5 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale të “vjedhjes”. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Liman Xhaferr Taf’hasi, 38 vjeç, banues në Bathore Tiranë.
Ky shtetas dje rreth orës 08.30, tek kryqëzimi i Unazës me rrugën “Siri Kodra”, është kapur duke vjedhur 100 mijë lekë, një shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vjedhjes. Ndërkohë, mbrëmë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatjon Sula, 18 vjeç, banues në Kodër Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje dhe Florenc Albert Muka, 20 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
Ata u arrestuan sepse në ora 19.30, në rrugën “Mine Peza” , dyshohet se kanë vjedhur motorin tip “Papaq”, në pronësi të një shtetasi. /S.Ll/Start/
2010-12-24 14:11
[