E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Seanca e Kuvendit dje, një pisllëk i doktor Berishës

TIRANE-Një seancë të dështuar dhe pas asnjë frut zgjidhjesh në të mirë të shqiptarëve. Kështu e ka vlerësuar sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama seancën e mbrëmshme të parlamentit ku për më shumë se 12 orë diskutimesh, nuk pati asnjë miratim zyrtar për ngritjen e Komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Rama akuzoi Berishën se pasi mbajti peng me orë të tëra shqiptarët në ekranin e TV nuk u ofroi asnjë zgjidhje për fatin e zgjedhjeve të kaluara, por manifestoi hapur sipas Ramës, grabitjen e zgjedhjeve të radhës.

“Dje nuk u zgjidh asgjë, por u vërtetua se Saliu ka vjedhur zgjedhjet, jo vetëm kërkon të vjedhë dhe zgjdhjet e ardhshme në këtë mënyrë, por u përcaktua dhe njëherë se vjedhja e zgjedhjeve është rrënja e të gjitha të këqiave që kanë ndodhur në vend”.

Në një konferencë për shtyp kreu i opozitës theksoi se kryeministri Sali Berisha nuk tha asgjë të mirë për shqiptarët në prag krishtlindjesh por sipas tij nxorri vetëm broçkulla nga goja.
“Mbrëmë pamë një kryeministër që nuk bëri asgjë, nuk shtoi asgjë në buxhetin që nuk tha asgjë në prang të Krishtlindjesh për pensionistët që nuk do të marrin shpërblimin, me orë të tëra nuk tha asnjë gjë të mirë për shërbimet mjekësore,nuk tha asnjë fjalë të mirë për pronarët dhe të përndjekurit dhe tregoi që s`ka ndërmend t`i ndal përmbytjet” theksoi Rama.

Sipas Ramës Berisha jo vetëm që përdori fjalorin e pisët, por është kthyer në njeriun e sëmurë që infeton vlerat e qytetërimit demokratik
“Në orë të tëra u përdor një pisllk gojor, u hodh baltë ndaj PS. Një fjalë të mirë nuk e tha Berisha për të nesërmen”
“Në prag Krishtindjesh 2010, 20 vjet pas hedhjes së regjimit të demokracisë, mjeku i bllokut kryeministri është kthyer në njeriun e sëmurë që ka sëmurur njerëzit dhe vlerat e qytetërimit demokratik”.

“Të gjithë e kanë kuptuar më mirë se asnjëherë më parë se me grabitjen e zgjedhjeve të shkuara lidhet dhe tërë rrënimi ekonomik e social dhe degradimi i qeverisë. Pasi hapja e kutive është e vetmja garanci për të patur nesër një qeveri që nuk shkel interesat e zgjedhësve, që të ketë një kryeministër që punon për ëndrrat dhe shpresat e njerëzve”.

Duke u uruar ne prag të Krishtlindjeve festën shqiptarëve, Rama shtoi se “nëse mbrëmë dëgjuam shëmtinë e kryeministrit, në këto vigjile Krishtindjesh ju shpreh se një Shqipëri e re jo vetëm është e mundshme, por është në dorën tonë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›