E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, masa për të ruajtur rendin në ditët e festave

Rriten masat e sigurisë, për garantimin e rendit publik dhe qetësisë me rastin e festave të fundvitit. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, kanë marrë masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale apo ngjarjeve të tjera që cënojnë rendin e qetësisë publike. Policia ka marrë masa për të parandaluar në kohë të çdo lloj tendence kriminale, pëe rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimit të ngjarjeve aksidentale. Strukturat e policisë njoftojë gjithashtu se janë marrë masa për
sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e qarkut të Tiranës dhe sigurimin e Ambasadave e objekteve të rëndësishme.
Policia e Tiranës, duke marrë shkas nga aksidenti automobilistik i datës 27 dhjetor 2009, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit në rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike. Këto kontrolle do të ushtohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet ashtu dhe në linja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›