Reshjet, permbytje ne Fier, del nga shtrati Gjanica
FIER- Lumi Gjanicë i cili kalon përmes qytetit shkakton sërish përmbytje në zonën e tregut industrial dhe në zonën përreth. Kjo është hera e pestë që e gjithë zona përmbytet nga ujrat që dalin nga shtrati i lumit të Gjanicës.Specialistët i shpjegojnë këto përmbytje me ngushtimin e shtratit nga mbetjet inerte të cilat janë hedhur në lumë.Mbi 300 tregtarë janë detyruar sot të ngelen pa punë për shkak se vendi ku ata tregtojnë ishte mbuluar nga uji.Ndërsa në Peshkopi për shkak të reshjeve të shumta të shirave kanë ndodhur rrëshqitje të dherave nga malet në aksin nacional Peshkopi- Tiranë. Informohet se nuk ka bllokim të lëvizjes së mjeteve(s.g/BalkanWeb)