E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen portat e HEC Ulez e Shkopet, permbytje ne Lezhe

TIRANE- Hapja e portave të hidrocentralit të Ulëz dhe të Shkopetit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në fshatin Tale të Lezhës. Portat e dy hidrocentraleve u hapen pas reshjeve të shumta që kanë rënë gjatë këtyre ditëve të fundit. Prurjet e tepërta të ujit kanë rritur nivelin e tij deri në mbi 1 metër në disa zona.Më të rrezikuarit janë banorët e plazhit të Tales,pasi janë shembur muret rrethues të hidrovorit.Banorët kanë parë sesi uji ka përmbytur qindra hektarë tokë dhe kanë nisur evakuimin e banesave së bashku më gjënë e gjallë.“Uji është ngritur në niveli mbi 1 metër. Banorët i frikësohen gërryerjes së madhe që po shkaktohet në derdhje të lumit Mat. Ujrat po pushtojnë gjithë tokat dhe banesat e tyre. Nanorët po evakuohen duke marrë me vete dhe bagëtinë”.- përshkruan situatën sot paradite në një lidhje telefonike, korrespondenti i NEWS24 Prurjet e shumta të ujrave kanë dëmtuar shtyllat elektrike të cilat furnizonin me energji hidrovorin. Aktualisht hidrovori është jashtë funksioni ndërsa janë shembur dhe muret rrethues të tij, në zonën e plazhit të Tales. “Gërryerja është shumë e madhe” tregon gazetari i NEWS24 .Reshjet e orëve të fundit kanë sjellë një situatë kritike në veri të vendit dhe kanë diktuar marrjen e masave emergjente për të paraprirë një katastrofë me përmasa të mëdha. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar kalimin e ushtrisë në gatishmëri, ndërkohë që për shkak të tejmbushjes nga ujërat dhe rrezikun e shpërthimit të kaskadave mbi lumin Drin, Ministria e Ekonomisë ka urdhëruar dje hapjen e portave të shkarkimit në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe të Komanit. Po për shkak të prurjeve ujore janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke, si dhe disa akse rrugore (autostrada Kukës-Tiranë dhe Qafë-Shllak - Kukës), janë bllokuar përkohësisht nga shkarjet masive.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›