Policia mbledh me forcë rekrutë për ushtrinë
Ushtria kërkon ndihmën e policisë për mbledhjen e rekrutëve të rinj. Fakti që në vitin 2010 shërbimi ushtarak nuk do të jetë më i detyrueshëm për të rinjtë, ka vënë në vështirësi serioze degët e mobilizimit të ushtrisë në të gjitha rrethet e vendit, pasi të rinjtë nuk u përgjigjen thirrjeve për të kryer shërbimin e detyrueshëm, me shpresën se po të shmangin këtë shërbim deri në fund të vitit do të shpëtojnë njëherë e mirë nga ai.
Për këtë arsye, në qytetin e Beratit, prej disa ditësh është angazhuar në mbledhjen e rekrutëve të rinj policia e rendit. Pasi janë njoftuar disa herë me thirrje për t‘u paraqitur pranë degës së mobilizimit dhe nuk janë paraqitur duke kundërshtuar kryerjen e detyrimit ushtarak, të rinjtë e qytetit janë grumbulluar me ndihmën e uniformave blu dhe janë shpërndarë nëpër reparte të ndryshme me furgonë civilë. Burime pranë degës së mobilizimit në Berat bëjnë me dije se prej disa ditësh është organizuar puna për mbledhjen e të rinjve të cilët nuk u janë përgjigjur kërkesave për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas burimeve pranë kësaj dege vetëm gjatë ditësh së djeshme është bërë i mundur grumbullimi dhe dërgimi pranë reparteve ushtarake i 30 të rinjve që nuk kanë pranuar të kryejnë shërbimin e detyruar pas shumë njoftimeve të bëra nga kjo degë. Në qindra raste, të rinj të moshave nga 18 deri në 25 vjeç, edhe pse janë njoftuar disa herë më shkresa zyrtare për t‘u paraqitur pranë kësaj dege nuk janë paraqitur duke shkelur çdo afat. Në pamundësi për të grumbulluar rekrutët e rinj, dega e mobilizimit mësohet se ka bërë një kërkesë për ndihmë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit. Kështu, gjatë tri ditëve të fundit, uniformat blu të policisë kanë qenë pjesë e aksioneve të ndërmarra për grumbullimin e rekrutëve të rinj. Pranë policisë kanë mbërritur listat me emrat e të rinjve, banorë të këtij rrethi, të cilët nuk u ishin përgjigjur disa kërkesave për paraqitjen pranë degës së mobilizimit. Puna është organizuar që prej disa ditësh dhe uniformat blu kanë qarkulluar në të gjitha lagjet e qytetit dhe kanë bërë verifikimet e të rinjve që duhet të kishin nisur shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pasi janë grumbulluar pranë ambienteve të mobilizimit dhe janë bërë verifikimet, të rinjtë janë shpërndarë me furgonë civilë nëpër repartet ushtarake sipas parashikimeve. Por, kjo mënyrë për mbledhjen e rekrutëve e zgjedhur nga ana e drejtuesve të mobilizimit ka shkaktuar jo pak pakënaqësi te prindërit e të rinjve. Shumë prej tyre janë mbledhur përpara ambienteve të degës së mobilizimit duke deklaruar se janë gjetur të papërgatitur për të dërguar ushtarë djemtë e tyre dhe se kjo nuk ka qenë mënyra më e mirë për të nisur shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në këtë aksion nuk kanë munguar edhe shkeljet, pasi janë marrë nga rruga të rinj të panjoftuar dhe që nuk plotësojnë kriteret për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe që pas verifikimeve janë liruar. Ndërkohë, drejtori i degës së mobilizimit, Agur Ermenji, nuk ka pranuar dje të prononcohet rreth këtij problemi.