Policia me shërbime të përforcuara

Ndërkohë, masa të veçanta do të ndërmerren për parandalimin e përdorimit të fishekzjarrëve të rrezikshme në netët e festave.
“Masa të veçanta janë marrë për mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedent kriminal, për parandalimin e ngjarjeve apo akteve të rrugaçërisë, për kapjen e personave në kërkim, për ndjekjen e shpejtë dhe në kohë të ngjarjeve kriminale, si dhe vlerësimin e informacioneve për konflikte të mundshme dhe si rezultat i ardhjes së emigrantëve, duke marrë masa me karakter parandalues”, thekson policia.
Gjithashtu, do të përforcohen shërbimet policore për ruajtjen e sigurimin e objekteve të rëndësishme shtetërore, si dhe kontrollin me patrullime të objekteve publike e private.
Me qëllim sigurimin e ndihmës për shtetasit në nevojë Drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë janë porositur të marrin masa për afishimin në vende të dukshme të numrave telefonikë të shërbimeve të Sallave Operative.
Qytetarët mund të telefonojnë nga çdo vend i Shqipërisë në numrin e telefonit pa pagesë 129, si për të kërkuar ndihmën e policisë, ashtu dhe për raste të abuzimeve e keq sjelljes të punonjësve të veçantë të policisë./Start/
2011-12-31 11:40