Policia ndermerr aksion ne veri te Kosoves

Konfiskohen prova ligjore
Policia e misionit EULEX e mbeshtetur edhe nga forcat paqerujatese dhe policia e Kosoves bastisen te merkuren ne mengjes disa shtepi ne fshatin Zupq te Komunes se Zubin Potokut ne perpjekje per te arrestuar personat qe shkaktuan dhune me daten 25 korrik gjate aksionit te policise se Kosoves per te marre nen kontroll dy pikat kufitare me Serbine. Nuk njoftohet per ndonje person te arrestuar mirepo konfirmohet se gjate bastisjes ne disa shtepi jane konfiskuar dokumentacion dhe arme ilegale. Keshtu tha kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne nje seance parlamentare duke njoftuar deputetet per aksionin e sotem ne veri.
Jane konfiskuar evidenca te rendesishme te funksionimit te strukturave kriminale ilegale dhe paramilitare serbe dhe arme te ndryshme qe jane perdorur ne veprimet e tyre terroriste thote kryeministri Thaci. Sipas kryeministrit Thaci organet e hetuesise se Kosoves tashme kane ngritur kallezime penale kunder shume personave qe ato i kane identifikuar si persona qe kane marre pjese ne sulme kunder organeve te rendit dhe ne vrasjen e policit kosovar gjate aksionit te policise me 25 korrik ne veri te Kosoves. Kryeministri Thaci siguroi banoret serbe se aksionet e policise nuk jane te drejtuara kunder tyre por synimi eshte vendosja e rendit dhe ligjit ne veri.
Qellimi i aksionit160Rivendosja e ligjit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri i Kosoves Hashim ThaciUne dua ti siguroj te gjithe qytetaret e Kosoves e ne vecanti qytetaret e komunitetit serb qe jetojne ne veri te Kosoves se te gjitha veprimet tona shteterore te koordinuara me bashkesine nderkombetare kane vetem nje qellim vendosjen e rendit dhe ligjit dhe kthimin e qetesise dhe te jetes normale ne veri thote kryeministri Thaci. Kryeministri Thaci tha se Prishtina e ben pergjegjes Beogradin zyrtar i cili po mbeshtet strukturat paralele serbe ne veri. Ai kerkoi nga Beogradi qe mos te strehoje personat qe shkaktuan dhune ne veri dhe mos te mbeshtese strukturat paralele por te vazhdoje dialogun e filluar me Prishtinen per ceshtje teknike.
Zedhenesi i policise ne Mitrovice Besim Hoti tha per programin tone se gjate operacionit te sotem te policise ne veri te Kosoves serbet lokale bllokuan rrugen magjistrale Mitrovice-Zubin Potok dhe disa rruge lokale. Pas terheqjes se policise ai njoftoi se rruget jane zhbllokuar dhe tashme ato jane te kalueshme.
Autor160Bekim Shehu
Redaktoi160Elert Ajazaj